Veseli: Seanca për Demarkacionin, Para Seancës Solemne

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, paralajmëroi sot se një votim për marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi mund të mbahet të dielën, para seancës solemne për 10 vjetorin e pavarësisë.

“Po presim të procedohet para seancës solemne të pavarësisë”, tha Veseli para pak çastesh, duke dalë nga një takim që Përfaqësuesja Speciale e BE-së, Natalia Apostolova, mbajti me liderët e partive politike në zyrën e saj.

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk pranoi të flasë para gazetarëve.