Kadri Veseli, kryetar i PDK-së

Veseli: Seanca për Demarkacionin, në Harmoni me Rregulloren e Kushtetutën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, konfirmoi se të dielën, më 18 shkurt, deputetët e Kuvendit do të votojnë për marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Veseli tha se çështja e demarkacionit me Malin e Zi, e zvarritur që nga gushti i vitit 2015, do të përfundojë.

“Kjo çështje do të përfundojë pavarësisht kalkulimeve. Lojërat politike dhe lojërat me emocione të qytetarëve do të marrin fund… liberalizimi i vizave do të ndodh”, tha Veseli.

“Nuk do të falim asnjë milimetër të territorit të Kosovës”, shtoi ai.

Veseli komentoi edhe akuzat e deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu, se vendimi është marrë pa kuorum.

“Vendimmarrja ka ndodhur në bazë të Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha Veseli.