Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe eurodeputetët - Foto: Facebook/KadriVeseli

Veseli: Qytetarët e Kosovës do të marrin shpejt lajmin për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se qytetarët e Kosovës do të marrin shpejt lajmin për liberalizimin e vizave.

Sipas Veselit, Kosova ka plotësuar kriteret për këtë.

Ai ka shtuar se nga Bashkimi Europian ka sinjale shumë pozitive.

“Në takim me eurodeputetët, që po qëndrojnë në Kosovë për të parë reformat që po kryen Kosova për agjendën e integrimeve, vlerësuam se ka progres të ndjeshëm dhe se do të ketë koordinim të vazhdueshëm që vendi ynë të arrijë standardet më të larta të demokracisë”, ka shkruar kryetari i Kuvendit të Kosovës në profilin e tij në “Facebook”.