Vizita në Minierën e "Trepçës"

Veseli Premton Ligjin për “Trepçën”

Kadri Veseli teksa vizitoi sot horizontin e dhjetë të minierës së “Trepçës” në Stantërg menaxhmentit të kompleksit të metaleve u tha që ligji për “Trepçën” do të jetë gati deri në fund të javës së ardhshme.

“Deri nga fundi i javës së ardhshme do të finalizohet Ligji për ‘Trepçën’ dhe unë besoj se shumica e deputetëve të Kosovës do ta votojnë këtë ligj,” tha Veseli.

Drejtori i këtij kompleksi industrial Ahmet Tmava tha për KALLXO.com se Veseli erdhi në Stantërg vetëm për t’i siguruar punonjësit e minierës se Ligji për “Trepçën” së shpejti do të jetë gati.

Ai tregoi se “Trepça” ka hapur konkurs për 100 punëtorë të rinj.

“Ndërmarrja e ka hapur edhe konkursin për 100 të punësuar të rinj, me të cilin po synohet të ndërrohet mosha e punëtorëve në Kombinatin ‘Trepça’,” tha Tmava.

Gazeta Jeta në Kosovë më 7 shtator botoi një hulumtim në të cilin e bëri të ditur për opinionin se “Trepça” rrezikon t’i nënshtrohet procesit të falimentimit nga Agjencia Kosovare e Privatizimit nëse Ligji për këtë ndërmarrje nuk botohet në Gazetën Zyrtare deri më 1 nëntor.

Hulumtimi tregoi se për t’u kthyer “Trepça” nga një ish-ndërmarrje shoqërore në ndërmarrje publike, për t’iu ndryshuar statusi kësaj ndërmarrjeje, para se të miratohet ligji i ri, duhet të bëhet një studim fizibiliteti.

Shteti Rrezikon Trepçën

Pak më shumë se dy javë pas publikimit të këtij hulumtimi, Agjencia Kosovare e Privatizimit nënshkroi kontratë me konzorciumin e kompanive “HPC” dhe “Ernst & Young” për studimin e fizibilitetit të “Trepçës”.

http://kallxo.com/nenshkruhet-kontrate-per-studimin-e-fizibilitetit-te-trepces/

Vitin e kaluar u miratuan ndryshim-plotësimet e Ligjit për Ndërmarrjet Publike me të cilin “Trepça” iu shmang procesit të falimentimit, ndërsa nuk shkoi në Kuvend një ligj i veçantë për këtë kombinat.

http://kallxo.com/miratohet-ligji-per-ndermarrjet-pa-nenin-per-kompetencat-komunale/

Vjet kishte edhe reagime të Qeverisë së Serbisë dhe Listës Serbe që nuk donin “Trepça” të shndërrohej në ndërmarrje publike.