Veseli Pranon që Kuvendi nuk po Punon

Gjatë vizitës te familja e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Veseli tha se kritikuesit për mospunën e Kuvendit kanë të drejtë.

“Kush na kritikon, veçanërisht këtë vitin e fundit të mandatit tonë, ka të drejtë. Nuk jemi duke punuar aq sa duhet,” tha Veseli.

Por kryeparlamentari pranoi se ditëve në vijim do të punohet më shumë.

“Po ajo se çka dua të them është se do të punojmë në mënyrë ma intensifikuese veçanërisht pas liberalizimit të vizave dhe Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Ne duhet të hapim një perspektivë në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe në të gjitha institucionet e zhvillimit ekonomik,” tha ai.

Sipas tij, së shpejti do të finalizohet një projeksion që i jep Kosovës më shumë mundësi në zhvillimin ekonomik.

“Po presim që shumë shpejt të finalizojmë edhe një projeksion në kuadër politikave qeverisëse, së bashku me partnerin në koalicion, në mënyrë që etapa e re e cila i ka jep një mundësi shumë të madhe Kosovës edhe në perspektiven e zhvillimit ekonomik të jetësohet edhe nga institucionet e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ai gjithashtu bëri të ditur se në seancën e ardhshme të kuvendit të Kosovës nuk do të jetë në rend të ditës çështja e demarkacionit.

“Nuk është nesër në rend të ditës kjo pikë,” sqaroi Veseli.

Kuvendi edhe pasi opozita nuk po merr pjesë në mbledhjet e tij dhe nuk po aktivizon lotsjellës, po ka mungesë kuorumi.

Në seancën e 29 prillit dhe 18 majit, Kadri Veseli deputetët që u regjistruan e nuk morën pjesë në këto dy mbledhje i quajti deputetë të mëditjeve.

http://kallxo.com/kadri-veseli-ngacmon-deputetet-e-meditjeve/

http://kallxo.com/20-deputete-ne-sallen-e-kuvendit/