Nderimi i Veselit për Isa Boletinin | Foto: Facebook

Veseli: Pengesa Kemi por nuk Ndalemi

Në ditën kur nderoi te kulla e Isa Boletinit në fshatin Boletin të Mitrovicës, Kadri Veseli përcoli porosinë e tij për Ditën e Flamurit dhe 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

“105 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë e gjen kombin shqiptar shumë më të fortë dhe shumë më të sigurt në fatin e tij historik”, shkroi Veseli në Facebook.

Veseli më tutje konstatoi se pengesa ka por askush s’mund ta ndalojë kombin shqiptar drejt rrugës së tij euro-atlantike.

“Pengesa kemi, por askush nuk do të mund ta ndalë kombin tonë në rrugëtimin e tij euroatlantik, pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Urime Dita e Flamurit të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, shkroi më tutje Veseli.

28 Nëntorin e kanë uruar sot edhe krerët tjerë institucionalë të Shqipërisë dhe Kosovës.