Kadri Veseli - Foto: KALLXO.com

Veseli Nuk e Përmend Demarkacionin në Agjendën e Kuvendit për Këtë Vit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Kuvendi është duke e realizuar agjendën e vet.

Pas një takimi të Kryesisë së Kuvendit, Veseli tha se institucioni që drejton ai nuk ka ndonjë çështje në pritje.

“Nuk kemi diçka në pritje. Po presim të na vijë edhe Buxheti në mënyrë që ta përfundojmë këtë pjesën e këtij sezoni parlamentar”, tha kreu i Kuvendit.

Pra, Veseli nuk e përmendi edhe Marrëveshjen e Demarkacionit, e cila i është proceduar Kuvendit nga Qeveria Haradinaj.

Ndryshe, Veseli tha se në këtë mbledhje të Kryesisë kanë marrë disa vendime lidhur me disa delegacione të Kuvendit.

Kurse, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca e kishte lëshuar këtë mbledhje në mënyrë demonstrative pasi me vota kandidati i PDK-së, Xhavit Haliti, kishte fituar të drejtën të drejtonte delegacionet kryesore të Kuvendit.

http://kallxo.com/konjufca-leshon-demonstrativisht-mbledhjen-e-kryesise-se-kuvendit/

KALLXO.com e transmetoi LIVE këtë deklaratë të Veselit.