Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli - Foto: Facebook

Veseli Ngushëllon Familjen Gjergji

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Gjergji për vdekjen e don Gjergj Gjergjit.

Kryeparlamentari me këtë rast ka ngushëlluar edhe miqtë e të ndjerit si dhe Ipeshkvinë e Kosovës.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e klerikut të nderuar don Gjergj Gjergji. Në emër të Kuvendit të Kosovës i shpreh ngushëllime familjes dhe miqve të tij. Ngushëllime Ipeshkvisë së Kosovës, ku don Gjergji shërbeu me devotshmëri shpirtërore dhe atdhetare, duke ecur nëpër rrugën e trasuar nga figurat e mëdha të Kosovës, si Pjetër Bogdani, Shtjefen Gjeqovi e Nëna Terezë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeparlamentarit Veseli.

Don Gjergj Gjergji u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Stubëll të Epërme të premten në mbrëmje.