Kadri Veseli - Foto: KALLXO.com

Veseli: Nesër Politika e Kosovës Ka Rastin të Bashkohet Pa Asnjë Dallim

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kryeparlamentari, Kadri Veseli, tha se në seancën e nesërme, që nis në ora 11:00, në rend dite do të jetë vetëm një pikë –  demarkacioni.

“Nesër politika e Kosovës ka rastin të bashkohet pa asnjë dallim. Shënjimi u kufirit duhet të kalojë. Jam i sigurt se do të kalojë ngase besoj në përgjegjësinë e deputetëve se mbi çdo interes është ai i qytetarëve”, theksoi Veseli.

“Nesër gjërat janë të qarta në Kuvend. Votohet shënjimi i kufirit me Malin e Zi dhe në të njëjtën kohë ratifikohet Marrëveshja e kufirit. Nuk do ishte mirë me kriju probleme me gjëra të paqena”, shtoi ai.

“Jam i përgatitur që ka me ndodhë shumë shpejt edhe liberalizimi, por na duhet edhe përkrahja juaj. Ndihmonani edhe ju”, u tha Kadri Veseli gazetarëve.