Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli - Foto: Facebook

Veseli në Konventën e Nominimit të Hillary Clintonit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara, me ftesë të Partisë Demokratike amerikane.

Veseli është ftuar në cilësinë e kryetarit të PDK-së në Kongresin e Partisë Demokratike, ku zonja Hillary Clinton do të nominohet zyrtarisht kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara.

Sipas një njoftimi të zyrës së kryeparlamentarit, gjatë qëndrimit disaditor në ShBA, Veseli pritet të ketë takime me zyrtarë të lartë të Shtetit amerikan dhe personalitete të tjera nga bota.