Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli - Foto: KALLXO.com

Veseli: Muri në Mitrovicë do të Rrëzohet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha sot se muri në pjesën veriore të Mitrovicës do të rrëzohet.

Veseli theksoi se rezoluta e përcakton se deri në fund të janarit ky mur do të rrëzohet.

“Komuna e Mitrovicës së Veriut nuk e di si është ndërtuar muri. E ka ndërtu Qeveria e Beogradit. Muri do të rrëzohet e qytetarët duhet të kenë besim më shumë në institucione”, tha kryeparlamentari pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

I pyetur se kush do ta heqë murin, Veseli u përgjigj se do ta heqin institucionet e Republikës së Kosovës.