Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli - Foto: Facebook

Veseli Kundër Rritjes së Pagave të Deputetëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se është kundër rritjes së rrogave të deputetëve.

Këtë e ka bërë të ditur në një postim në profilin e tij në “Facebook”.

“Sapo dëgjova për planet e disa deputetëve për rritje të rrogave të tyre”, ka shkruar ai, por nuk ka treguar se ku e ka dëgjuar këtë propozim.

Më pas ka thënë se është kategorikisht kundër rritjes së rrogave të politikanëve.

“Kur popullit t’ia rrisim rrogat dhe standardin e jetës, atëherë politikanët le të mendojnë për rrogat e veta”, shkruan Veseli.

Para disa ditëve mediat kanë raportuar se deputetët gjatë këtij viti mund të marrin paga dhe mëditje më të mëdha.

I pari që është deklaruar publikisht kundër rritjes së pagave ishte deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha.

Sipas Berishës, pagat e deputetëve edhe ashtu janë të larta,

http://kallxo.com/deputeti-egjiptian-kunder-rritjes-se-pagave-dhe-meditjeve/