Kadri Veseli dhe homologu i tij kroat, Foto: Facebook
Veseli: Kosova Mund të Mësojë nga Përvoja Parlamentare Kroate
07.2.2018 - 19:28
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova mund të mësojë shumë nga përvoja parlamentare e Kroacisë.
Këto komente kryeparlamentari i bëri gjatë vizitës në këtë shtet.
“Kroacia ka qenë dhe mbetet shtet partner i Kosovës. Të dy vendet tona do ta vazhdojnë këtë miqësi, duke ndërtuar bashkëpunim në shumë fusha”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në “Facebook”.
Më tej ai ka shtuar se në takim me homologun e tij kroat kanë biseduar për mundësitë e mbështetjes që Kroacia mund të japë për Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike.