Debati për diasporën | Foto: KALLXO.com

Veseli: Kosova ka nevojë për dijen e diasporës

Në ditën kur Kuvendi i Kosovës hapi dyert për përfaqësuesit e diasporës, Kadri Veseli tha se Kosova ka nevojë për dijen e saj.

“Kosova përveç për ndihmën financiare që u bëni familjeve, ka nevojë për dijen tuaj. Kemi nevojë që përvojat tuaja në vendet ku jetoni të vijnë edhe në Kosovë dhe në Republikën e Shqipërisë dhe Maqedonisë”, tha Veseli në fjalimin e tij.

Kryetari i Kuvendit më tutje e konsideroi diasporën pjesëmarrëse aktive në jetën e Kosovës.

“Ju jeni kontribuues të mëdhenj jo vetëm të së kaluarës, por edhe tani duke qenë pjesëmarrës aktivë në jetën tonë”, tha Veseli.

Ai konstatoi më tutje se diaspora ka evoluuar.

Edhe “Jeta në Kosovë” emisionin e mbrëmshëm ia kushtoi diasporës.

Kallxo Diaspora