Veseli Kërkon Falje për ‘Botën Mashkullore’

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli  pas diskutimeve për deklaratat e ish-Avokatit të Popullit Sami Kurteshi ndaj Ministres të Drejtësisë Dhurata Hoxha kërkoi falje për të gjithë.

Ai  u shpreh i befasuar nga deklaratat e Sami Kurteshit ndërsa kërkoi falje për të gjithë meshkujt.

“Kërkoj falje për të gjithë botën mashkullore dhe inshallah nuk ndodhë ma kurrë sepse shumë po ka fyerje,” tha Veseli.

Edhe Kadri Veseli vitin e kaluar përdori fjalë fyese ndaj një deputeti, duke iu drejtuar me fjalët “Çka po bërtet si grue e keqe”, por më pas kërkoi falje.

http://kallxo.com/grate-deputete-akuzojne-dhe-mbrojne-kadri-veselin/