Kadri Veseli - Foto: Facebook

Veseli: Kam Pasur Qëllim që ish-Luftëtarët të Bëhen Bashkë

Gjatë vizitës së djeshme në Malishevë kryetari i PDK-së Kadri Veseli e ka arsyetuar koalicionin e partive të dala nga lufta,

Veseli ka thënë se koalicionin nuk e ka bërë pse i është frikësuar humbjes, e as “aleancave me frymë Rusie”, por për të mos i munduar elektoratin, ngase edhe pas fitores i duheshin aleatë.

“Nuk e kam bërë koalicionin se ju kam frikësu aleancave të cilat kanë frymë Rusie, nuk e kam bërë këtë për atë arsye, se e kom ditë që do ti mujmë, por, si ni komandat i ni ushtrie para se me qit në votim, e cila e din rezultatin,  e fitonim pjesën e parë, por pjesën e dytë prapë na u duheshin aleatë. I mundojsha, o shkatërrojsha elektoratin tim, juve, me njerëz shpeshherë  të pacipë, të cilët në mënyrë të vrazhdë edhe sulmonin”, tha Veseli.

Në degën e PDK-së në Malishevë, i pari i kësaj partie, Kadri Veseli ka folur për nominimin e Kryeministrit të koalicionit të mbrëmshëm, Ramush Haradinaj.

Veseli tha se kandidimi i Haradinajt i tejkalon kufijtë e egos, kufijtë e asaj që quhet vetëm interes i një individi a partie politike, por siç u shpreh ai “për me tregu se jemi ma t’gjonë edhe kemi obligime ma shumë se sa ni interes i ngushtë, qoftë ai edhe për me fitu vetëm ni post qeverisës”.

“Unë e bana një zgjidhje për hir të qytetarëve, për hir të juve, i thash jo egos, qysh i kam thënë jo gjithë jetën. Do i japim shancën një partneri, të cilën e kemi pasw bashkëluftëtar. Ka qenë gjithmonë qëllimi im, që ish-luftëtarët të bëhen bashkë”, ka thënë Veseli.

Ai ka thanë se koalicioni i PDK-së me 13 parti tjera, nuk është kundër askujt, por është koalicion për Kosovën perëndimore.

Koalicioni për zgjedhjet e 11 qershorit mes PDK-së, AAK-së e Nismës u nënshkrua pak minuta para skadimit të afatit të lidhjes së koalicioneve më 16 maj.

http://kallxo.com/mocionistet-kunder-qeverise-mustafa-ne-koalicion-parazgjedhor/