Kadri Veseli - Foto: Facebook

Veseli ‘Jo i Kënaqur’ me Rezultatin e PDK-së në Balotazh

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha se nuk është i kënaqur me rezultatet të cilat partia që ai e drejton mori dje gjatë garës së balotazhit.

Kur u pyet sot nga gazetarët nëse i kishte mbetur hatri që bashkëvendasit e tij në Mitrovicë nuk ia dhanë besimin kandidates së PDK-së, Valdete Idrizi, për ta drejtuar komunën për katër vitet e ardhshme, Veseli me një ton të relaksuar e mohoi këtë.

“Jo valla hiç, i uroj bashkëvendasit e mi një katërvjeçar me kryetarin e ri Agim Bahtirin, edhe Agim Bahtirit ia uroj. Kemi pasur një kandidate që ka qenë dinjitoze, s’ka hatër në këtë punë vullneti ka qenë i qytetarëve”, tha Veseli.

Ai shtoi se nuk është ndarë i kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve por, theksoi se është përgjegjës për të arriturat dhe dështimet e subjektit të tij.

“Nuk është kolosale, gjithsesi ndahem përgjegjës pasi që jam kryetar i PDK-së, ajo çka është PDK-ja ka arrit që në zgjedhjet e 22 tetorit fuqishëm të jep një rezultat shumë pozitiv, ka numrin më të madh në Kosovë, tre asamblist se çdo parti tjetër, të njëjtën kohë rezultati mas balotazhit të them sinqerisht nuk jam i kënaqur por ky është vullneti i qytetarëve dhe unë do ti shkoj deri në fund respektimit të këtij vullneti”, tha ai.

Ai shtoi edhe se, subjektet e tjera politike duhet të bëhen së bashku për të treguar fitore pasi të vetëm nuk munden.

“Për besë, kur po na bëhen të gjithë bashkë, na po i mujm veç vet, por kur po na bëhen gjithë bashkë kjo është pluralizëm, por në shumicën e komunave na ndërlidh në rezultatet e 2013, PDK me ardhjen time ka pasur një rikthim të fuqishëm. Por kjo është situata kur të bëhen krejt bashkë të mundin por me rëndësi është mos me u mujt qytetari i Kosovës”, tha në fund Veseli.

Partia Demokratike e Kosovës, do të qeverisë në pesë komunat e Kosovës.

Drenasi, Dragashi, Kaçaniku, Shtimja, Ferizaj, do të udhëhiqen nga kandidatët e PDK-së.

http://kallxo.com/veseli-sheh-rezultat-pozitiv-per-pdk-ne/