Veseli: Jemi Vonë me Demarkacionin

“Kosova çdo ditë nga shpallja e saj është duke ecur përpara. Ne e kemi obligim t’i shënojmë kufijtë tanë atë që i kemi mos të kthehemi në tragjedinë historike që i ka ndodh popullit shqiptar në të kaluarën mos të mbetemi aty dhe nuk kemi fuqi ta ndryshojmë. Duhet të lëvizim përpara. Demarkacioni duhet të kalojë sa më shpejtë sepse është në interes të Kosovës”, tha Veseli.

Ai tha se po pret nga qeveria që këtë marrëveshje ta sjellë në kuvend.

“Në momentin që Qeveria e Kosovës e procedon për Kuvend demarkacionin ne do ta procedojmë mënjëherë ashtu kemi edhe vonesa. Demarkacioni është me rëndësi nacionale,strategjike, politike e qytetarëve të Kosovës dhe shtetit të Kosovës, kemi nevojë të shënojmë kufirin tonë me të gjitha vendet e regjionit në të njëjtën kohë presim të kemi shënim të kufirit edhe me Republikën e Serbisë dhe njohjen e shtetit tonë nga Republika e Serbisë”, shtoi më tutje ai.

Në mbledhjen e  sotme të kryesisë është vendosur që seanca e mbetur pa përfunduar e Kuvendit të mbahet të hënën ndërsa një seancë tjetër është caktuar të mbahet të enjten e ardhshme.