Kadri Veseli - Foto: KALLXO.com

Veseli: Izolimi i Shtetit Po Merr Fund

Pasi Presidenti Hashim Thaçi shpalosi para gazetarëve aneks-marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Veseli me anë të një postimi në facebook, tha se izolimi i shtetit merr fund dhe hapet rruga drejt liberalizmit, shkruan rtv21.tv.

“Lajm shumë i mirë arritja e konsensusit nacional për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Kjo pjekuri politike duhet të na përcjellë edhe në vendimet tjera të mëdha për vendin. Në këtë jubile të pavarësisë, izolimi i shtetit merr fund dhe qytetarëve tanë u hapet rruga e liberalizimit”, ka shkruar Veseli në postimin e tij./21Media