Aderimet e disa mjekëve në PDK | Foto: KALLXO.com

Veseli ‘Hap Derën’ e PDK-së për Mjekë nga Mitrovica

Kryetari Veseli i vlerësoi këto ardhje të doktorëve si shumë të rëndësishme për PDK-në.

“Është krenari për mua që këta doktorë iu bashkëngjitën vizionit tonë,” tha Veseli.

Ai më tutje pati një lutje të veçantë për të gjithë mjekët kosovarë.

“Mos e lëshoni Kosovën, mos shkoni askund, keni besim në vendin tonë. Ju duhet të punoni së bashku me institucionet tona që t’i ndryshojmë politikat shëndetësore,” ishte lutja e Veselit.

Pikërisht në këto fjalë të Veselit u bazua edhe mjeku Leonard Muja, kur tregoi arsyet pse iu bashkua PDK-së.

“Një nga arsyet se pse kemi ardhë në PDK është që kryetari Veseli na ka premtuar rregullim të sistemit shëndetësor, e çka ndodhë pastaj nuk e di, por ne do ta ndihmojmë që ta realizoj këtë,” tha Leonard Muja.

Ndërsa Gazmend Arifi, një tjetër doktor që iu bashkua PDK-së tha se askush nuk mund ta njohë një njeri më mirë sesa bashkëqytetarët, duke treguar se të gjithë doktorët vijnë nga regjioni i Mitrovicës, qytetit nga i cili është edhe Kadri Veseli.

Gazmend Arifi, Leonar Muja, Ardita Arifi, Yll Musa, Genc Gashi, Fatmir Idrizi e Sylejman Uka janë disa prej doktorëve nga ky regjion që iu bashkuan PDK-së.

Prej marrjes së postit të të parit të PDK-së, Veseli ka sjellë një numër të konsiderueshëm te njerëzve në këtë parti. Hiq me larg se dje u zyrtarizua anëtarësimi i fituesit të “Big Brother Albania”, Vesel Kurtishaj.

Ndërsa kohë më parë PDK-së iu bashkua edhe Fraksion+, që dikur ishin anëtarë të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

http://kallxo.com/veseli-kerkon-riformatizim-te-gjere-te-qeverise/