Foto: Arkiv

Veseli e Kurti Polemizojnë për Punësimet Politike e 'Mafinë e Ndërtimit'

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka reaguar kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili foli për punësime politike në borde të ndërmarrjeve publike e institucione tjera.

Veseli tha se është e vërtetë që ka pasur punësime nga të gjitha partitë politike.

E në këtë pikë tha se hyn edhe Vetëvendosje.

Për këtë ai përmendi qindra punësime që janë bërë në Komunën e Prishtinës, dhe ato krejt nga aktivistë të Vetëvendosjes.

Veseli tha se po punojnë që të hiqen këto praktika, dhe për këtë përmendi një marrëveshje që ka nënshkruar ai me Britaninë e Madhe për përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike.

Albin Kurti më pas reagoi, duke mos mohuar faktin e punësimeve të anëtarëve të Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, por tha se ata e kanë shkatërruar mafian e ndërtimit.