Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli - Foto: Facebook

Veseli: Drejtësia Konfirmoi Gjenocidin që Serbia Kreu në Bosnjë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas dënimit me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës të ish-komandantit të forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

Sipas Veselit, drejtësia ndërkombëtare, ndonëse me vonesë, konfirmoi sot për gjenocidin që Serbia kreu në Bosnjë.

“Vuajtjet e tmerrshme që ka përjetuar populli në Bosnje nuk shërohen kurrë, por dënimi me burg të përjetshëm i Ratko Mladiç është ngushëllimi që kanë merituar për vite me radhë familjet e mijëra civilëve të pafajshëm që u masakruan”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në “Facebook”.

Europa nuk mund t’i jetësojë idealet e veta për bashkim, liri e barazi mes popujve, pa e vendosur në vend drejtësinë, ka shtuar kreu i Kuvendit.

“Dhe, kjo vlen edhe për krimet që i janë bërë popullit tonë gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka theksuar ai.

http://kallxo.com/gjykata-denon-mlladiqin/

Gjykata e Hagës e dënoi sot me burg të përjetshëm Ratko Mlladiqin, komandantin e ushtrisë së serbëve të Bosnjës.