Veseli: Djem e Vajza Konkurroni!

Memorandumi që synon edhe fuqizimin e këtyre bordeve, u nënshkrua nga Kuvendi, qeveria dhe Ambasada e Britanisë në Kosovë.

Ambasadori britanik Ruairí O’Connell nuk e la pa i përmendur përgjimet e publikuara të telefonatave nga të cilat u zbuluan pikërisht punësime partiake dhe të të afërmve.

“Punësimi i drejtë dhe meritor në Kosovë është problem. Nepotizmi dhe punësimi në baza partiake dhe familjare nuk është diçka e re. Kohën e fundit kemi dëgjuar biseda telefonike të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe ndikimin që këta e kishin në punësimin e të afërme të tyre. Punësimi për të bërë nder dikujt apo për t’i kthyer borxhin dikujt është gabim. Shteti nuk funksion ashtu. Nepotizmi është një kancer që mbyt shtetin,” tha O’Connell.

Kreu i Kuvendit Kadri Veseli që është protagonist i përgjimeve të publikuara tha se 1 vjet është punuar për këtë marrëveshje, ndërsa u bëri thirrje të rinjve që të konkurrojnë për punë në institucione publike.

“Çështja e nepotizmit dhe çështja e punësimeve të cilat bëhen shpeshherë në baza jomeritore është një realitet i cili ka ndodhur këto 16 vite në Kosovë, por kjo nuk na ndalë neve që të ecim përpara. Unë i inkurajoj të gjithë djemtë e vajzat e reja, profesionistët, gjithë ata që munden me i japë vendit ma shumë që të konkurrojnë,” tha Veseli

Ambasadori O’Connell kërkoi që bashkërisht ta kthejnë besimin e qytetarëve te institucione sepse sipas tij në Kosovë askush nuk e beson që mund të punësohet në bazë të meritave.

Ai gjithashtu njoftoi se ambasada britanike do ta financojë një kompani të pavarur e cila do të udhëheq procesin e rekrutimit në pozita të larta dhe të lira nëpër institucionet e Kosovës. Sipas tij kjo kompani do ta përzgjedhë listën e ngushtë të kandidatëve më të mirë, pastaj u takon institucioneve kosovare ta zgjedhin kandidatin e suksesshëm.

Ndërsa Kryeministri Mustafa këtë memorandum e cilësoi si të nevojshëm për institucionet vendore, duke u zotuar për bërje të ndryshimeve në lidhje me punësimet.

“Jemi zotuar se ne do të bëjmë ndryshime karshi kërkesave të opinionit publik dhe karshi nevojave që duhet t’i bëjmë ne për ndryshime pozitive,” tha në mes tjerash shefi i qeverisë.

Kryeministri Mustafa në janar të këtij viti duke iu përgjigjur kritikave të organizatave të shoqërisë civile për politizimin e bordeve të ndërmarrjeve, kishte thënë se nuk ka asgjë jopolitike në Kosovë.

http://kallxo.com/mustafa-thote-se-jane-te-pamundura-bordet-jopolitike/

KALLXO.com dhe Gazeta Jeta në Kosovë shkruan për përfshirjen e njerëzve të politikës nëpër bordet e ndërmarrjeve.

ZRrE e Pushtuar nga Partitë në Pushtet

http://kallxo.com/ne-bordin-e-iber-lepencit-edhe-djali-i-sami-lushtakut/

E derisa liderët e institucioneve po flisnin për nepotizmin, qytetarët po protestonin para selisë së partisë më të madhe vendore.

http://kallxo.com/protestuesit-ia-nderrojne-emrin-pdk-se/