Kadri Veseli - Foto: KALLXO.com

Veseli Dënon Vrasjen e Ivanoviqit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit ka reguar mbi vrasjen e sotme të politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Veseli tha se beson në zbardhjen e rastit nga autoritetet e Kosovës.

“Kryeparlamentari Veseli beson se organet e drejtësisë do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore që ky rast i rëndë të zbardhet sa më shpejtë dhe që autorët e krimit të dalin para drejtësisë”, tha Veseli.

KALLXO.com ka raportuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

http://kallxo.com/zyrtare-vdes-oliver-ivanoviq/