Kadri Veseli takoi sot përfaqësues të shoqatave të biznesit dhe ekspertë të ekonomisë - Foto: KALLXO.com

Veseli ‘Dëgjon’ Ekspertët e Ekonomisë

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka vazhduar turin e tij të dëgjimit, me ç’rast sot u takua me përfaqësues nga shoqatat e biznesit dhe ekspertë të çështjeve ekonomike, me të cilët ka diskutuar për problemet aktuale me të cilat po përballet ekonomia e Kosovës.

Në këtë takim, Veseli kërkoi nga ekspertët që së bashku të gjejnë një zgjidhje të problemeve me të cilat po ballafaqohet ekonomia e  Kosovës.

Ai foli edhe për shqetësimet që ka pranuar nga qytetarët gjatë takimeve me ta.

‘Ajo çfarë kam kuptuar më shumë nga këto dëgjime është pikërisht situata në të cilën jemi. Shqetësimi kryesor i qytetarëve që kam takuar është punësimi dhe prodhimi”, tha Veseli.

Kryeparlamentari theksoi se krijimi i vendeve të reja të punës është një qëllim parësor për të.

“Politika më shumë dëgjon vetveten sesa hallet e qytetarëve. Jam shumë i nderuar nëse së bashku me ju dhe idetë e juaja do të mundemi ta çlirojmë vendin tonë nga varfëria dhe papunësia”, u shpreh Veseli.

N]ë këtë takim, ekspertët dhe shoqatat e bizneseve treguan shqetësimet dhe propozimet e tyre.

Zhvillimi i industrisë vendore, ligji i tregtisë së brendshme, krijimi i një baze të të dhënave për kërkesat e tregut të punës, ishin propozimet e disa ekspertëve për përmirësimin e ekonomisë në vend.

http://kallxo.com/kadri-veseli-nis-nje-tur-te-ri-degjimi/

Redaktoi: Naser Sertolli