Kadri Veseli | Foto: KALLXO.com

Veseli: Çështja e Trepçës Ka Përfunduar

Gjatë vizitës që u bëri fëmijëve që po ndjekin programet e edukimit për demokraci, Kadri Veseli foli edhe për vizitën e zëvendëskryeministrit të Kosovës Branimir Stojanoviq në Bruksel.

Stojanoviq në kryeqytetin evropian po takohet me zyrtarë të BE-së me të cilët po diskuton rreth Ligjit për “Trepçën” të miratuar në Kuvendin e Kosovës më 8 tetor.

Lista Serbe pjesë e së cilës është Stojanoviq nuk e votoi Ligjin për “Trepçën”, ndërsa sipas medieve serbe zëvendëskryeministri kosovar këtë ligj gjatë takimeve të tij po e konsideron të dëmshëm.

Veseli megjithatë u tregua i pashqetësuar nga takimet dhe vizita e Stojanoviqit.

“Çështja e ‘Trepçës’ ka përfunduar. Nuk ka asnjë motiv tjetër pos atij ekonomik dhe çdo qëllim tjetër që ka mendu ta vë në pazare çështjen e ‘Trepçës’ ka gabu,” tha Veseli.

Lista Serbe pas miratimit të Ligjit për “Trepçën” e ka ngrirë pjesëmarrjen e përfaqësuesve të saj në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës.