Veseli: Brenda Vitit Udhëtojmë Pa Viza

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar qytetarët pas ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit.

Ai ka falënderuar të gjithë, përfshi ambasadorët e ndryshëm e kolegët e tij opozitarë.

“Falënderoj të mënyrë ë gjithë zyrtarët e Bashkimit Evropiane e ambasadorët që i kam takuar sot, i uroj edhe atyre për arsye se kanë pasur një përkushtim të jashtëzakonshëm, e falënderoj edhe ambasadorin amerikan i cili ka pasur një përkrahje të vazhdueshme”, tha në mes tjerash Veseli.

“Ajo çfarë është lehtësim është që kriterin kryesor për liberalizimin e vizave, ratifikimi i marrëveshjes ka kaluar tashmë. Unë besoj shumë që brenda fundit të këtij viti do të kemi lëvizje të lirë të qytetarëve. Kemi sfida brenda është lufta e korrupsionit është sfidë e kosovareve duhet ti japim prioritet opozitës qe ta marr masën e vet”, tha në mes tjerash i pari i Kuvendit, Kadri Veseli.