Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli - Foto: Facebook

Veseli: Armendi e Malsori, heronjtë e vërtetë të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas gjetjes së trupit të pajetë të policit Armend Trena.

Në një postim në “Facebook”, kryekuvendari Veseli u ka shprehur ngushëllime familjes Trena, miqve e bashkëpunëtorëve të pjesëtarit të Policisë.

“Djem si ai dhe kolegu i tij Malsor Dashi, janë heronjtë e vërtetë të shtetit të Kosovës, që punojnë për një ambient me të sigurt dhe për barazi qytetare”, ka shkruar Veseli.

Trupat e policëve Malsor Dashi e Armend Trena janë gjetur në ujërat e lumit Lepenc pas një aksidenti që ndodhi para dhjetë ditësh, kur me veturën zyrtare ranë në ujërat e lumit nga rruga magjistrale Kaçanik – Hani i Elezit.