Babimost,- Foto: KALLXO.com

Versioni i Policisë për Vdekjet në Babimost

50 vjeçarja me inicialet G. M është varur me litar nga burri i saj 55 vjeçari me inicialet B. M, ndërsa më pas ky i fundit me një thikë ka kryer vetëvrasje.

Këto janë detajet që policia i ka dhënë për ngjarjen e mbrëmshme në Babimost të Obiliqit.

Mbrëmë rreth orës 21:00 policia ka marrë informacion se në Babimost të Obiliqit, një burrë dhe gruaja e tij janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre.

Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore.

50 vjeçarja me inicialet G. M.  50  dhe  55  vjeçari me inicialet B. M, janë gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tyre.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje dhe me urdhër të prokurorit të shtetit trupat e pajetë janë dërguar për autopsi.

“Hetuesit rajonalë për hetimin e krimit së bashku me hetuesit policorë të stacionit të Obiliqit  në koordinim me prokurorinë përkatëse, me një intensitet të shtuar menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh hetimore dhe po bëjnë  përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes  janë intervistuar dëshmitarët, testuar të gjitha dritaret të cilat kanë qenë të mbyllura, dera e shtëpisë ka qenë e mbyllur dhe supozohet se nuk ka pasur hyrje të dhunshme në shtëpi, deri në momentin e hyrjes nga dëshmitarit.

“Bazuar në hetimin preliminar të kryer (nga prokuroria, hetuesit rajonalë dhe krimteknika si dhe deklaratat e dëshmitarëve) është ngritur versioni  se fillimisht G. M.  është ngulfatur me një litar nga bashkëshorti i saj (B. M.) dhe më pas  ky i fundit dyshohet  se ka kryer vetëvrasje me armë të ftohtë (thikë), e cila edhe është gjetur në afërsi të tij”, thuhet më tutje në njoftim.

Në njoftim theksohet fakti se nga informacionet fillestare qe posedon policia, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari vuante nga probleme psikike për një periudhë të gjatë.

“Ky version mund të përforcohet apo të ndryshojë pas autopsisë, ekzaminimit të dëshmive të marra nga vendi i ngjarjes dhe rezultatit të hetimeve që po zhvillohen”, thuhet në njoftim.

KALLXO.com mbrëmë raportoi në lidhje me këtë rast.

http://kallxo.com/dy-qytetare-serbe-gjenden-te-vdekur-afer-obiliqit/

http://kallxo.com/babimost-policia-mban-te-bllokuar-shtepine-ku-u-gjeten-personat-e-vdekur/

Gjatë ditës së sotme KALLXO.com raportoi se prokuroria ka nisur hetime intensive në lidhje me rastin.

http://kallxo.com/po-hetohet-intensivisht-vdekja-e-dy-personave-ne-babimost/