Vërshimet në Deçan

Vërshimet në Deçan e Junik- Rrugët u Ngjajnë Lumenjve

Nga të reshurat e shumta të shiut janë shkaktuar vërshime në komunat e Deçanit dhe Junikut.

Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj tha për KALLXO.com se bashkë me ekipet komunale nga mëngjesi ndodhet në terren pas vërshimeve që tha se kanë krijuar situatë emergjente.

“Për shkak të të reshurave të shiut është krijuar situatë emergjente. Nga mëngjesi ekipet janë në terren duke bërë perpjekje për menaxhimin e situtatës”, tha Ramosaj.

Ai tha se shpreson që situta të përmirësohet, ndërsa tregoi në cilat fshatra po punohet kundër vërshimeve.

“Janë disa pika më komplekse në disa fshatra, Carabreg i Epërm, Prejlep, Baballoq dhe Isniq ku po punohet intensivisht. Shpresojmë që edhe të reshurat e shiut të ndalen”, tha Ramosaj per KALLXO.com.

Ndërsa në Junik komuna njofton se lumenjtë Ereniku dhe Tava kanë dalë nga shtrati duke shkatuar dëme në fshatrat nga kalojnë.

Juniku për shkak të vërshimeve e ka krijuar shtabin e mergjencës.

KALLXO.com ju sjell foto nga vërshimet në Deçan e Junik.