Veriu, Ende i Ftohtë për Sistemin e Drejtësisë të Kosovës

Këtë të premte në, emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmeton hulumtimin se pse mbeti në letër marrëveshja e Brukselit për sistemin e drejtësisë në mes të Prishtinës dhe Beogradit, nënshkruar nga dy kryeministrat.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Enver Peci dhe njëherësh edhe koordinatori i grupit të Kosovës thotë së është politika ajo që po i bllokon këto marrëveshje.

“Janë problemet politike ato që e kanë bllokuar zbatimin e marrëveshjen pasi që pala kosovare është gati për zbatimin e saj”, tha Peci.

Ndërsa kryeprokurori i Mitrovicës Shyqyri Syla tregon arsyet pse institucioni i tij ende nuk ka gjetur një objekt për t’u vendosur.

“Sipas marrëveshjes, ne duhet të vendosemi në Zyrën Administrative të veriut mirëpo ata ende nuk e kanë liruar atë. Ne jemi interesuar edhe për një objekt tjetër por pronari ka kërkuar 15 mijë euro qera mujore e që për ne ka qenë shumë pagesë e lartë”, theksoi Syla.

Nehat Thaçi, drejtor i policisë në regjionin e jugut dhe Besim Hoti, zëvendës drejtor në regjionin e veriut, thonë së janë gati në implementimin e kësaj marrëveshjeje.

Në fund të emisionit do të transmetohet Rubrika “Policia” me aksionet në konfiskimin e barërave të kontrabanduara.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 21:20 dhe repriza të hënën në mesditë.