Vendimi i Gjykatës Supreme për Sami Lushtakun

Vendimi i Supremes për Lirimin e Sami Lushtakut

KALLXO.com ka siguruar vendimin e panelit të Gjykatës Supreme i cili ka qenë i përbërë nga dy gjykatës ndërkombëtarë të EULEX-it dhe një gjykatëse vendore.

“Aprovohet ankesa e ushtruar nga mbrojtësi Arianit Koci në emër të të pandehurit Sami Lushtaku kundër Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të datës 15 shtator 2016”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme.

Në ditën e djeshme është liruar nga të gjitha akuzat e shqiptuara nga Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit që është marrë më 15 shtator të vitit 2016 dhe për të cilin Gjykata Supreme është këshilluar dje.

Sipas këtij aktgjykimi, Lushtakut i është hequr menjëherë masa e paraburgimit, masë kjo e caktuar nga Gjykata e Apelit.

Apeli ka gjetur se ankesa e parashtruar nga avokati Arianit Koci, në emër të Lushtakut, është e pranueshme.

Prokuroria Speciale, në nëntor të vitit 2013, kishte ngritur aktakuzë ndaj Sylejman Selimit dhe të akuzuarve të tjerë, për veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile.

Gjykimi kishte filluar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë më 22 maj të vitit 2014 dhe ka përfunduar më 27 maj 2015.

Në total, gjykimi ishte i përbërë prej 46 seancave gjyqësore. Pas përfundimit të procesit gjyqësor, Gjykata Themelore e Mitrovicës kishte gjetur fajtor Lushtakun për vrasje.

Sipas aktgjykimit të shkallës së parë, Lushtaku vepruar në mënyrë brutale, “qëllimisht i ka marrë jetën një mashkulli të paidentifikuar të moshës rreth 40 vjeçare, duke i vënë pistoletën e llojit TT në kokën e tij, përderisa i njëjti person i kishte duart e lidhura nga dy ushtarë të paidentifikuar të UÇK-së”.

“I njëjti person ishte qëlluar me tri të shtëna në tokë, me ç‘rast edhe kishte ndërruar jetë, në një lokacion të papërcaktuar ndërmjet fshatrave Galicë dhe Dubovc”, përshkruhet në historikun e procedurës të përshkruar në vendimin e Gjykatës Supreme.

Ky veprim ishte klasifikuar si vepër penale e vrasjes, me ç‘rast Lushtaku ishte dënuar në kohëzgjatje prej 12 viteve.

Më 15 shtator 2015, Gjykata e Apelit me kishte aprovuar ankesën e parashtruar nga avokati Koci dhe e kishte liruar nga vepra penale Lushtakun, me arsyetimin se nuk është dëshmuar se e ka kryer veprën të cilën i vihej në barrë,

Por, Gjykata e Apelit kishte modifikuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ku si rezultat e kishte gjetur fajtor Lushtakun, së bashku me Sylejman Selimin.

Më 29 nëntor 2016, avokati Koci kishte parashtruar përsëri ankesë kundër aktgjykimit të Apelit i nxjerrë më 15 shtator 2016.

Si rrjedhojë, më 20 qershor të këtij viti është mbajtur seanca dëgjimore para kolegjit të Gjykatës Supreme, ku avokatët mbrojtës elaboruan ankesat e tyre para kolegjit në përbërje prej 2 gjyqtarëve të EULEX-it dhe një gjyqtari vendor.

http://kallxo.com/komandantet-e-uck-se-nuk-besojne-kesaj-drejtesie/

http://kallxo.com/sami-lushtaku-ivanoviqi-ne-shtepi-ne-ne-burg/