Kumanova pas shkëmbimit të zjarrit. Foto nga: AP / Visar Kryeziu

Vendimi për 'Lagjen e Trimave', 746 Vjet Burg për të Akuzuarit

Për të gjithë të akuzuarit e rastit “Kumanova”  të Lagjes së Trimave, Gjykata në Shkup ka caktuar 746 vjet burg, raporton Portalb.mk.

Kategoritë që janë dhënë dënimet fillojnë nga më i vogli për 12 vjet burg deri me burgim të përjeshtëm.

Para gjykatës janë mbledhur edhe familjarët e të gjykuarve në rastin e “Lagjes së trimave”.

Janë liruar vetëm katër të akuzuar: Ibrahim Murtazani, Besnik Bajrami, Fazli Osmani dhe Besnik Ajdini.

Përndryshe, Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për të gjithë 37-të të akuzuarit për terrorizëm dhe organizim terrorist. Avokatët e të akuzuarve, nga ana tjetër, kërkojnë aktgjykime për lirim, pasi që sipas tyre ka mungesë të dëshmive për vepër të kryer penale.

Më 9 dhe 10 maj 2015, në Lagjen e trimave të Kumanovës një grup i armatosur u përplas me forcat e sigurisë. Në të shtënat jetën e humbën tetë policë të njësiteve speciale dhe të veçanta të MPB-së, ndërsa katërmbëdhjetë u lënduan rëndë. U vranë edhe dhjetë persona të grupit të armatosur.

MPB kumtoi se për shkak të mbajtjes së seancës gjyqësore për “Lagjen e trimave” komunikacioni rreth objektit të Gjykatës Themelore Shkup përkohësisht do të rikahëzohet, raporton Portalb.mk