Azem Syla pasi i është dorëzuar Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Vendimi për Azem Sylën Merret Nesër

Ish komandanti i UÇK-së dhe ish deputeti i PDK-së, Azem Syla, do ta kalojë natën në qendër paraburgimi.

Syla i cili u dorëzua sot tek organet e rendit, ka dalë pasdite para gjykatësit të procedurës paraprake, ndërsa vendimi për masën e sigurisë ndaj tij pritet të merret nesër.

“Prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit ndërsa unë e kam kundërshtuar këtë masë”, tha Tomë Gashi, avokat i Azem Sylës, pas përfundimit të seancës së sotme në gjykatë.

Azem Syla dhe një grup prej rreth 50 personash dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që janë marrë me tjetërsim të pronave shoqërore në Veternik dhe Çagllavicë.