Shkrimtari Ramiz Kelmendi

Vdiq Shkrimtari Ramiz Kelmendi

Njoftimin për vdekjen e tij e dha nipi i tij, gazetari Adriatik Kelmendi, me një postim në Facebook.

“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë, ju njoftoj se sonte u nda nga jeta axha im, që e kisha shumë më shumë se axhë, Ramiz Kelmendi, në moshën 86-vjeçare. Për detaje të ceremonive mortore ju njoftojmë ndërkohë”, shkroi Adriatik Kelmendi.

Ramiz Kelmendi në karrierën e tij shkrimtar shkroi një varg veprash letrare përfshirë romane e drama si dhe përktheu një numër të madh veprash nga letërsia e huaj.

Në vitet 1990 ai hapi shkollën e gazetarisë “Faik Konica”.