Foto-ilustrim

Vdes Shoferi në një Aksident në Mitrovicë

50 minuta pas mesnatës shoferi i një makine ka vdekur pas një aksidenti në Rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë, tregon policia rajonale e këtij qyteti me anë të një komunikate.

“Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë vozitësi M. XH., 36 vjeçar, ku vdekjen  e konfirmoi mjeku kujdestar, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjerë”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, njëri nga të lënduarit pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Mitrovicës është dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa i lënduari tjetër është liruar në shtëpi.

Sipas policisë, shkaktare e aksidentit ishte pakujdesia e shoferit, i cili kishte humbur kontrollin ndaj makinës duke dalë jashtë rrugës.

Prokurori ka urdhëruar që trupi i të vdekurit të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Ne qershor të këtij viti, KALLXO.com shkroi që sipas shënimeve të policisë 277 persona vdiqën për dy vjet e gjysmë në aksidente nëpër rrugët e Kosovës.

http://kallxo.com/per-dy-vjet-e-gjysme-277-te-vdekur-ne-aksidente/