Arif Demolli

Vdes Shkrimtari Arif Demolli

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka dërguar telegram ngushëllimi familjes për vdekjen e Demollit që ishte edhe punonjës i MASHT-it.

Ministri Arsim Bajrami ka vlerësuar lartë veprën e këtij shkrimtari duke e konsideruar kontribuues thelbësor në letërsi dhe fusha të tjera ku ka punuar.

“Demolli ishte një kontribues i madh në letërsinë shqiptare, në gazetari, por mbi të gjitha në zhvillimin e arsimit shqip, e sidomos gjatë kohës sa ka punuar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Arif Demolli ishte miku ynë, por në veçanti ishte dhe mbetet mik i madh i fëmijëve, sepse me krijimtarinë e tij letrare dhe me tekstet shkollore të hartuara nga ai, u rritën dhe u edukuan shumë breza”, thuhet në telegramin e Ministrit

Ndër çmime të tjera, shkrimtari Arif Demolli u shpall laureat i Çmimit letrar kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli” për vitin 2015.

Ai punoi edhe si gazetar në revistën ‘Bota e Re’, Televizionin e Prishtinës, si dhe revistat ‘Fjala’ e ‘Pioneri’.