Foto-ilustrim

Vdes Pasi Ra nga Ballkoni i Ndërtesës

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, viktima i gjinisë mashkullore është dërguar në shtëpinë e shëndetit dhe nga personeli mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në rr. “Hoxhë Jonuzi”, në Viti.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për  obduksion.

Rasti nga Policia po trajtohet si vdekje e dyshimtë.