Foto: Ilustrim

Vdes Pasi Goditet nga Motoçikleta

Policia bën me dije se një këmbësor ka vdekur pasi është goditur nga një motoçikletë pak para mesditës së ditës së djeshme në Sadovinë të Vitisë.

Goditja e këmbësorit nga motoçiklisti është bërë sipas policisë nga pakujdesia e drejtuesit të këtij mjeti dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Policia njofton se lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe vozitësi i motoçikletës, ndërsa ai është duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit.

Trupi i pajetë i të vdekurit në aksident është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të aksidenteve. Këto shkrime mund t’i lexoni këtu.