Vdes një Punëtor i Kuvendit

Një punonjës i administratës së Kuvendit të Kosovës ka vdekur sot në mëngjes në vendin e tij të punës.

Ndonëse ende nuk ka asgjë zyrtare, burime të KALLXO.com thonë se punëtori ka punuar si përkthyes.

Shkaqet e kësaj vdekjeje zyrtarisht ende nuk janë bërë të ditura.