foto: Ilustrim

Vdes një Grua në Maxhunaj, Dyshohet për Vetëvrasje

Mbrëmë në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë një grua 39 vjeçare dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rasti ka ndodhur mbrëmë në Maxhunaj të Vushtrrisë. Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë, pasi dyshohet se viktima ka kryer  vetëvrasje”, tha Zahiti.

Zahiti tha se policia në vendin e ngjarjes ka gjetur një armë dhe një gëzhojë.

Hetimet për rastin po vazhdojnë.