Zdravko Tolimir

Vdes në Hagë Gjenerali Serb i Dënuar për Srebrenicën

Ish gjenerali i ushtrisë së serbëve të Bosnjës, Zdravko Tolimir, ka vdekur mbrëmë në qelinë e tij në burgun e Gjykatës së Hagës për Krime Lufte në ish Jugosllavi, raportojnë mediat serbe.

Lajmi për vdekjen e Tolimir është konfirmuar nga kryetari i Këshillit Serb për Bashkëpunim me Tribunalin e hagës, Rasim Lajiq, raporton RTS.

Në prill të vitit të kaluar, Tolimir u dënua me burgim të përjetshëm pasi u gjet fajtor në akuzat që e ngarkonin për krime ndaj myslimanëve në masakrën e Srebrenicës të vitit 1999.

Trupi Gjykues kishte gjetur se Tolimiri ishte anëtar i aksionit të përbashkët kriminal me qëllimin për të dëbuar në mënyrë të përhershme popullatën myslimane boshnjake nga enklava në Srebrenicë.

Gjatë luftës, Tolimir ka qenë ndihmës për zbulim i komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mladiq, i cili gjithashtu është duke u gjykuar në Hagë për krime të luftës ndaj civilëve boshnjakë.

http://kallxo.com/burgim-i-perjetshem-per-gjeneralin-serb-te-bosnjes/

Ai qe arrestuar në maj të vitit 2007 përderisa po kalonte kufirin ndërmjet Serbisë dhe Republikës Serbe të Bosnjës dhe menjëherë qe transferuar në Hagë.

Aktakuza e Tribunalit të Hagës kundër tij u lëshua në shkurt të vitit 2005, për përfshirje në gjenocidin në Srebrenicë dhe vrasjen e të burgosurve boshnjakë që u mbajtën përkohësisht në rajonin e Bratunacit dhe Zvornikut pas rënies së Srebrenicës.

Tolimiri Përjetë në Burg për Gjenocidin në Srebrenicë