Foto: Ilustrim

Vdes Motoçiklisti i Lënduar më 14 Maj

Një 36 vjeçar i lënduar para pesë ditësh nga një vetaksident me motoçikletë në Magjistralen Prishinë-Ferizaj ka vdekur mbrëmë.

I aksidentuari me inicialet D. F. po trajtohej në QKUK, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Komandanti i Trafikut Rajonal në Prishtinë Milaim Fejzullahu tha për KALLXO.com se D. F. kishte humbur kontrollin ndaj motorit për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po lëvizte.

Lajmin për vdekjen e motoçiklistit e konfirmoi policia edhe në raportin e përditshëm.

KALLXO.com kishte shkruar edhe më herët për një motoçiklist që vdiq pasi u përlas me një makinë.

http://kallxo.com/motociklisti-mbetet-i-vdekur-pas-perplasjes-me-veturen/