Foto: Ilustrim

Vdes motoçiklisti i lënduar në aksident

Shoferi i një motoçiklete, 25 vjeçi me inicialet G. N. që u lëndua në aksidentin që ndodhi dje në rrugën Prishtinë – Fushë- Kosovë, ka vdekur sot në QKUK.

Lajmin për këtë vdekje e bëri të ditur për KALLXO.com majori Milaim Fejzullahu- komandant i Trafikut Rajonal të Prishtinës.

“Policia ka pranuar informacion nga emergjenca në QKUK se rreth orës 3:30 ka ndërruar jetë shoferi i motoçikletës. Trupi i pajetë me urdhër të prokurores është dërguar për obduksion”, tha Fejzullahu për KALLXO.com.

Ndërsa shoferit të kamionetës dje i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.

Pas këtij aksidenti, policia bëri të ditur se prej 1 janarit të vitit 2018 deri sot në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur 10 aksidente trafiku me pasoja fatale, ku kanë humbur jetën 11 persona.

“Andaj duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale dhe të personave të lënduar, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugor në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik”, apeloi policia.

KALLXO.com shkroi dje për aksidentin në rrugën Prishtinë- Fushë-Kosovë.

http://kallxo.com/motociklisti-ne-gjendje-te-rende-pas-aksidentit-ne-rrugen-prishtine-fushe-kosove/

Një motoçiklist vdiq edhe gjatë muajit mars në një aksident në Rrugën Gjilan- Ferizaj.

http://kallxo.com/aksident-fatalitet-vdes-motociklisti/