Pamje të një aksidenti të mëhershëm - Foto: KALLXO.com

Vdes Këmbësori që u Godit nga Vetura

Këmbësori që ishte goditur nga një automjet të hënën rreth orës 22:25 në rr. “Wesli Klark” në Prizren ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Për shkak të lëndimeve të rënda të marra në aksident, viktima ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Policia njofton se ka arrestuar shoferin i cili dyshohet se ka drejtuar automjetin në mënyrë të rrezikshme dhe dyshohet se nuk i ka dhënë përparësi kalimi këmbësorit në kalimin për këmbësorë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, drejtuesi i automjetit është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Mjekësinë Ligjore.

Këtë rast, Policia po e trajton si aksident me fatalitet.