Foto-ilustrim

Vdes i Riu që u Plagos në Shkodër

23 vjeçari, Hermes Beqiri, i cili u plagos mbrëmë në Shkodër, ka ndërruar jetën në Spitalin e Traumës.

Beqiri u qëllua me armë zjarri pas një grindjeje me disa persona, ndërsa në pranga u vunë dy persona.

“Ata janë shtetasit  “E. H. 17 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër, i dënuar me parë për veprën penale të “Vjedhjes” dhe D. H, 17 vjeç, banues në lagjen “Guerrile“ Shkodër”, njoftoi sot Policia.

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme në qytetin verior, ku për motive të dobëta mbeti i plagosur  në lagjen Kiras 20-vjeçari Hermes Beqiri.

Raportohet se po ashtu është bërë arrestimi për veprën penale “Moskallëzim krimi”  i shtetasit, Bekim Turishta, 21 vjeç, banues në “Zogaj” Shkodër. / 21Media