Foto-ilustrim

Vdes Fëmija Pasi Goditet nga Makina

Sipas komunikatës së policisë fëmija i lindur në prill të 2015-ës ishte duke e kaluar rrugën, kur u godit nga vetura.

“Një fëmijë i moshës një vjeçar e gjysmë është goditur nga një veturë në Mitrovicë ku si pasojë e lëndimeve të pësuara nga goditja fëmija ka mbetur pa shenja jete,” thuhet në komunikatën e policisë.

Policia në komunikatë njofton se drejtuesi i automjetit që goditi fëmijën i ndihmoi atij,

“Drejtuesi i automjetit 42 vjeçi me inicialet S. P po me të njëjtin automjet me të cilën ka goditur fëmijën një vjeç e gjysmë, e ka dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ku dhe mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e tij.

Shkaktar i aksidentit sipas policisë ishte pakujdesia e shoferit.

“Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje me prezencë të prokurorit dhe nga hetuesit e njësisë së komunikacionit rajonal, rezulton se shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit.

Policia njofton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa shkaktari i aksidentit pas intervistimit është liruar.