Foto-ilustrim

Vdes Biçiklisti që u Godit nga Vetura në Prishtinë

Policia ka njoftuar se dje në fshatin Llukar të Prishtinës, rreth orës 11:25, është arrestuar një person, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën, ka goditur një person i cili ishte duke vozitur biçikletën.

Policia më tej ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe gjatë trajtimit mjekësor në QKUK, i njëjti ka ndërruar jetë.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet më tej në njoftimin e policisë./21Media