Adelaida Xhama - Foto: Rtv21

Vdes Adelaida e 'Big Brother'

Në mëngjesin e ditës së sotme është gjetur e vdekur Adelaida Xhama, e cila u bë e njohur për publikun fal pjesëmarrjes së saj në programin televiziv “Big Brother Albania”.

Ajo është gjetur e vdekur sot në moshën 31 vjeçare si pasojë e një ataku kardiak, në banesën e saj në Tiranë ku jetonte e vetme.

Për publikun gjithmonë është njohur si vajza nga qyteza e vogël e Kavajës, e cila theu tabunë me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother” në vitin 2009, ku filloi romancën me njërin prej banorëve të shtëpisë, Bjordin, me të cilin pati një lidhje disavjeçare.

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Adelaida vazhdoi karrierën e saj si gazetare.

Ajo kishte kohë që punonte rreth realizimit të një emisioni të titulluar “Shtëpia e Adeles”.

Trupi i saj është dërguar në morg nga familjarët. /21Media