Foto Ilustruese Aksident trafiku (Arkiva) - Foto: KALLXO.com

Vdes 54 vjeçari që u Aksidentua në Ferizaj

N.M i moshës vjeçare ka vdekur në QKUK nga plagët e marrë në aksidentin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në magjistralen Ferizaj –Kaçanik.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës ngjarja  në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në afërsi të restorant ,,Mani”, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale,  B.Ll. 24 vjeç, i cili  ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Kaçanik,për shkaqe ende të panjohura, kalon në shiritin e kundërt të qarkullimit dhe godet këmbësorin N.M. të moshës  54 vjeç, me q’rast i njejti  pëson lëndime të rënda trupore.

I  lënduari është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku nuk i ka mbijetuar lëndimeve të aksidentit.

“Sot me 9 mars 2018 reth orës 05:00 min. nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se i lënduari N.M. nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksin, ndërsa  ngasësi i  veturës është ndaluar për 48 orë.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin.